Politike

Nga pjesëmarrja në Komisione te komunikimi me pensionistët, mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja porositë e Peleshit për deputetët

Mësohet se diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjesë në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv.

28 Tetor 2024, 11:12 Nga M.B
Nga pjesëmarrja në Komisione te komunikimi me pensionistët,
Foto ilustruese

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialist ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjesë në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv.

Gjithashtu bëhet me dije se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët. Po ashtu, është kërkuar angazhim i deputetëve për takimet e kryeministrit Edi Rana me diasporën, Selanik 3 nëntor dhe Londër 24 nëntor.

Nga ana tjetër, diskutimi për buxhetin 2025, bëhet me dije se nis më 4 nëntor, më 18 nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 dhjetor për votim në Parlament në tërësi, në parim.

 

partia socialist

Sondazh

Poll