Aktualitet

Zjarri në pallatin 10 katësh në Lezhë/ "Ka plasur gjeneratori", flet banori: Ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër! U bllokuam krejt në trup

Ndërkohë një nga banorët e pallatit u shpreh se vendi u "pushtua" me shpejtësi nga tymi. Ai shtoi se kush mundi doli shpejt ndërsa theksoi edhe vetë për pak sa nuk vdiq pasi u bllokua nga tymi. Banori theksoi se pasi ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi deri në katin e dhjetë.

27 Tetor 2024, 20:52 Nga N.F
Zjarri në pallatin 10 katësh në Lezhë/ "Ka plasur
Banori

LEZHË- Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një pallat në Lezhë. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës. Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”.

Ndërkohë një nga banorët e pallatit u shpreh se vendi u "pushtua" me shpejtësi nga tymi. Ai shtoi se kush mundi doli shpejt ndërsa theksoi edhe vetë për pak sa nuk vdiq pasi u bllokua nga tymi. Banori theksoi se pasi ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi deri në katin e dhjetë.

Në lidhje me 4 personat e dërguar në spital banori u shpreh se nuk e di a shpëtojnë apo jo. Sipas tij ata u bllokuan nga tymi në të gjitha organet e trupit.

“Ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër në katin e dhjetë. Gjeneratori është i pallatit. Nuk mund të futesh brenda në shtëpi, sepse vdes. Pallati plotë me tym, tre vetë i kanë çuar në spital. Nuk e di a shpëtojnë a vdesin. Veç kush mundi me dalë. U bllokuam krejt në trup, organet e trupit”, tregoi banori.

Ai gjithashtu shtoi se tani nuk kanë ku të shkojnë dhe do të qëndrojnë jashtë. Ai theksoi se shteti duhet të veprojë dhe ti akomodojë nëpër hotele pasi është e rrezikshme të futen në banesa, 

“Me pas shtet, me i çu njerëzit nëpër hotele, nëpër njerëz. Se unë s’kam ku të shkoj. Unë jam jashtë, s’kam njeri këtu, nuk kam ku të rri, jam jashtë se s’kam ça të bëj. Po hyn të tërë brenda do hyj edhe unë, po vdiqën, ça të bëj. Është i rrezikshëm, por me pas shtet vjen Shëndetësia, kontrollon komplet pallatin”, përfundon banori.

zjarri ne lezhe

Sondazh

Poll