27 Tetor 2024, 20:12
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sot kanë kaluar 300 ditë që kur SPAK mori vendimin për ti vendosur masën e arrestit në shtëpi. Ai shtoi se vendosja e tij në arrest shtëpie është dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit pasi sipas tij kjo ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi.
Berisha shtoi se ata dështuan pasi këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës së tij politike. Ai theksoi se këto 300 ditë ishin ditët që ata morëm bekimin e Zotit si misionarë të vërtetë të një kauze të drejtë, kauzës së dinjitetit dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë, dhe dëshmuan se nuk ka forcë në botë që mund ti mposhtë të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që mbrojnë një kauzë të drejtë.
"Miq! Vendosja e Sali Berishës në arrest shtëpie, pasi dështuan ti caktojnë kryetarit opozitës, dhe ta shndërrojnë opozitën në një stoli të narkodiktatorit Edi Rama, kishte si qëllim të vetëm ndyrjen e tij në banesën e harresës. Por dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, këto 300 ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi.
Ata dështuan miqtë e mi, sepse këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike. Në këto 300 ditë së bashku me ju, falë mbështetjes tuaj, kam patur fatin e madh të luftoj më i motivuar se kurrë për vlerat dhe idealet fisnike që ndajmë me njëri-tjetrin, që ndajmë me shqiptarët, por edhe me njerëzit e lirë, në Shqipëri dhe mbarë botën.
Këto 300 ditë ishin ditët që ne morëm bekimin e Zotit si misionarë të vërtetë të një kauze të drejtë, kauzës së dinjitetit dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë, dhe ne dëshmuam se nuk ka forcë në botë që mund të na mposhtë ne të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që mbrojmë një kauzë të drejtë. Të dashur miq, këto 300 ditë ne së bashku nderuam luftën, betejën, misionin tonë. Zoti ju bekoftë!", tha ai.
Berisha më tej shtoi se në këto 300 ditë denoncuam si kurrë më parë dhe bëmë autopsinë e narkodiktaturës dhe narkodiktatorit, Edi Ramës. Ai tha se PD i faktoi shqiptarëve se Edi Rama është hajduti më i madh i të gjitha kohërave dhe se regjimi i tij është pushtimi më i egër i këtij vendi. Ai shtoi se në këto 300 ditë kjo dritare u del çdo natë në ëndërr, Edi Ramës dhe Linda Bashës, si porta e ferrit.
"Këto 300 ditë ne së bashku denoncuam si kurrë më parë dhe bëmë autopsinë e narkodiktaturës dhe narkodiktatorit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, qeveri, organizatës së tij kriminale Skap dhe drejtësi e re. Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama është hajduti më i madh i të gjitha kohërave. Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama dhe regjimi i tij janë pushtimi më i egër i këtij vendi që e zbrazi dhe boshatisi atë, duke zbatuar pikë për pikë, platformën e armiqve të egër të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç, etj.
Këto 300 ditë na kjo platformë e fjalës së lirë dhe kjo dritare, ne mbrojtëm të pamposhtur interesin kombëtar të shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që janë. Këto 300 ditë miq të dashur, ju e shndërruat këtë rrugë në rrugën e tmerrit për narkoregjimin, i cili i lemerisur nga ju, dërgon çdo natë hafijet e tij që t’ju numërojë, të ju fotografojë, por ju jeni këtu në çdo kohë, në çdo stinë, të pamposhtur luftëtarë të paepur, pararendës të një fitoreje të mbarë kombit.
Këto 300 ditë kjo dritare, falë jush, u del çdo natë në ëndërr, Edi Ramës dhe Linda Bashës, si porta e ferrit. Këto 300 ditë ju krijuat këtu Rrugën e Shpresës, për mbarë shqiptarët. Krijuat këtu parlamentin, tribunën historike të fjalës së lirë, të të vërtetave të mbarë kombit," tha Berisha.
berisha rama
Politike
27 Tetor 2024, 19:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Politike
27 Tetor 2024, 19:18
N.F
Arbër Çepani dhe Gert Bogdani
TIRANË- Kanë kaluar 40 ditë nga ndarja nga jeta e ish-deputeti, Gert Bogdani. Më shum&eu...
Politike
27 Tetor 2024, 17:10
N.F
Maurizio Veglio
GJADËR- Mediat e huaja, muajt e fundit janë përqëndruar duke i dhënë vëmëndje të shtuar vendit...
Politike
27 Tetor 2024, 16:50
N.F
Emigrantë
GJADËR- Kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin vazhdojnë të jenë në qendër të ...
Politike
27 Tetor 2024, 15:59
N.F
Ministri Hasani
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar ditën e sotme një shkollë shqipe n&e...
Politike
27 Tetor 2024, 14:39
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e kr...
Politike
27 Tetor 2024, 12:05
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e ambasador&...
Politike
27 Tetor 2024, 10:55
r.ll
porti i durresit
DURRËS- Një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike", është vendosur në hyrjen e...
Politike
27 Tetor 2024, 08:25
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët në New York të SHBA, në kuad...
Politike
26 Tetor 2024, 22:26
I.A
Tonin Marinaj
SHBA- Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka qenë një tjetër pjesëmarrës në ta...