Politike

Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare urdhëruan SPAK të vendosin arrestin në shtëpi, por dështuan

Berisha më tej shtoi se mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, Edi Rama. Sipas tij ata me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s. 

27 Tetor 2024, 19:31 Nga N.F
Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama dhe mafia
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij ka rikujtuar se sot kanë kaluar 300 ditë që kur SPAK mori vendimin për ti vendosur masën e arrestit në shtëpi. Ai shtoi se ky vendim u urdhërua nga kryeministri Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare.

Berisha më tej shtoi se mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, Edi Rama. Sipas tij ata me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s. Kreu i PD-së theksoi se ata bënë gjithçka për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës. Berisha tha se ata të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme se kurrë ndaj jush, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që u përcjellin shqiptarëve çdo natë të vërtetat e narkodiktaturës, por edhe mesazhet e shpresës, frymëzimit dhe fitores.


Të dashur miq! Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni.


Por miqtë e mi, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë. Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë.

berisha rama spak

Sondazh

Poll