Aktualitet

Dhunoi Kujtim Cacën dhe familjen e tij, shpallet në kërkim Flamur Rraja (Policia mban të fshehtë ngjarjen)

Sherri dhe dhuna e ndodhur nuk është raportuar në media deri më sot dhe Policia e ka mbajtur të fshehtë rastin.

26 Tetor 2024, 20:18 Nga I.A
 
Dhunoi Kujtim Cacën dhe familjen e tij, shpallet në kërkim Flamur
Flamur Rraja

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku protagonist është vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Flamur Rraja. Mësohet se Rraja ka ushtruar dhunë ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij për shkak të një konflikti që kanë pasur për pronën. 

Shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca.

Sherri dhe dhuna e ndodhur nuk është raportuar në media deri më sot dhe Policia e ka mbajtur të fshehtë rastin. Deri në tani nuk ka asnjë njoftim në lidhje me sherrin e ndodhur, apo sqarim për shpalljen në kërkim të vëllait të ish-deputetit socialist. 

Pas dhunës, në kërkim është shpallur edhe i biri, Arjel Rraja. Si Flamur Rraja ashtu dhe i biri nuk janë emra të panjohur për policinë. Arjel Rraja ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë. Ndërsa Flamuri ka qenë protagonist në dhunën ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.

flamur rraja kujtim caca rrahman rraja

Sondazh

Poll