Aktualitet

I riu përplas për vdekje 70-vjeçarin në Shkodër, shoqërohet në polici

Nga aksidenti i moshuari ka ndërruar jetë, ndërkohë që i riu është shoqëruar në Polici.    

26 Tetor 2024, 20:06 Nga I.A
I riu përplas për vdekje 70-vjeçarin në Shkodër,
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se një 21-vjeçar ka përplasur këmbësorin me emrin Pal Bicuku. Nga aksidenti i moshuari ka ndërruar jetë, ndërkohë që i riu është shoqëruar në Polici.    

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Pal Bicuku, 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

pal bicuku

Sondazh

Poll