Aktualitet

Plagosja me armë zjarri dy ditë më parë në Peqin/ Dyshohet se fshehu pamjet e kamerave, arrestohet dëshmitari

Ai akuzohet për  veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

26 Tetor 2024, 13:53 Nga M.B
Plagosja me armë zjarri dy ditë më parë në Peqin/
Foto ilustruese

PEQIN- Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi dyshohet se fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë ku A. T, 26-vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, qëlloi me armë zjarri në këmbë një 41-vjeçar.

Mësohet se 50-vjeçari S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes. Ai akuzohet për  veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia thotë se po vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

peqin

Sondazh

Poll