Aktualitet

Zbulohet plantacioni me 1500 bimë marijuanë në Spanjë, në pranga tre shqiptarë, njëri pre tyre i mitur

Autoritetet spanjolle e gjetën plantacionin në një zonë të quajtur “Barranco de los lobos”, në një zonë pyjore, e cila arrihej përmes shtigjeve që ishin të vështira për t’u lundruar në këmbë dhe afër lumit Matarraña.

26 Tetor 2024, 14:05 Nga E. D
Zbulohet plantacioni me 1500 bimë marijuanë në Spanjë,
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanolle, pas zbulimit të një plantacioni me 1500 bimë marijuan. Gjithashtu tre shqiptarët janë të dyshuar si autorë të plantacioni.  Autoritetet spanjolle e gjetën plantacionin në një zonë të quajtur “Barranco de los lobos”, në një zonë pyjore, e cila arrihej përmes shtigjeve që ishin të vështira për t’u lundruar në këmbë dhe afër lumit Matarraña.

Siç raportohet njëri prej shqiptarëve ishte i mitur dhe dy të tjerët të moshës 28 dhe 38 vjeç. Në inspektimin e tokës, u verifikua se plantacioni përbëhej nga gjashtë tarraca për kultivimin e bimëve që kishin një sistem vaditjeje me zorra, një pellg uji dhe një pompë nxjerrjeje, të furnizuara nga një gjenerator benzine.

Për më tepër, në zonën në fjalë, agjentët gjetën lokacione të ndryshme me bivuakë të përgatitur për tharjen e lëndës, një zonë kuzhine, pushim dhe ruajtje ushqimesh, gjë që tregonte se të arrestuarit e kalonin kohën në vendin e përmendur 24 orë në ditë. Në pikën e përdorur si dhomë tharjeje, u sekuestruan gjashtë qese të mëdha plastike me sytha marijuanë, pesha e të cilave arrinte në më shumë se 36 kilogramë të kësaj lënde.

policia spanjolle

Sondazh

Poll