Aktualitet

Protesta kundër Ramës, qytetari: Ai është kryetar i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare

Protestuesi deklaroi se Shqipëri po montohet diktatura, ndërsa Ramën e quajti si kreun e korrupsionit. 

26 Tetor 2024, 17:45 Nga I.A
Protesta kundër Ramës, qytetari: Ai është kryetar i
Qytetari

SHBA- Një qytetar foli gjatë protestës së diasporës shqiptare në Neë York SHBA kundër Edi Ramës. Duke folur për kamerat, shqiptari theksoi se ka një milionë arsye oër të protestuar kundër Ramës. Protestuesi deklaroi se Shqipëri po montohet diktatura, ndërsa Ramën e quajti si kreun e korrupsionit. 

"Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare. E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuat të gjithë institucionet shqiptare. Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu," tha shqiptari. 

edi rama ne shba

Sondazh

Poll