Politike

FOTO/ Me himnin kombëtar, Rama nis takimin me shqiptarët e Amerikës

Me flamuj kuqezi si dhe me himnin kombëtar, Rama është pritur në takimin e organizuar nga vetë ai.

26 Tetor 2024, 17:49 Nga I.A
FOTO/ Me himnin kombëtar, Rama nis takimin me shqiptarët e
Takimi

SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Amerikë ka nisur. Me flamuj kuqezi si dhe me himnin kombëtar, Rama është pritur në takimin e organizuar nga vetë ai.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

edi rama

Sondazh

Poll