Politike

"Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me IA!" Akuzat e opozitës, Rama: Ju kam lënë Zotin! Keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë

Rama tha se ministritë në vend nuk do të merren me prokurime, por do të jetë një agjenci e posaçme.

26 Tetor 2024, 10:18 Nga M.B
"Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me IA!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë në podcastin e tij "Flasim" se po punohet që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike në Europë me inteligjencë artificiale. Rama tha se ministritë në vend nuk do të merren me prokurime, por do të jetë një agjenci e posaçme. Ai shtoi se do të ketë një katalog dhe një autoritet prokurimesh qendror që do të heqë përfundimisht prokurimet nga duart e ministrive.

"Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me inteligjence artificiale, jo vetëm në rajon, por edhe ne Europë. Jemi në fazën e zbatimit të fiksimit tim të shumë viteve të katalogut të prokurimeve që të ikë përfundimisht historia që në një shkollë karriget të jenë ndryshe në një klasë dhe ndryshe në klasën tjetër, por të ketë një katalog dhe një autoritet prokurimesh qendror që do të heqë përfundimisht prokurimet nga duart e ministrive. Ministritë nuk do të merren me prokurime, entet politikbërëse, entet e shërbimeve nuk do të merren me prokurime, por do t’i bëjë kjo agjenci.

Unë mendoj që, në këtë pikë, sikur t’ia linim të gjithë inteligjencës artificiale që ta merrte baltën, mirë do të ishte. Të thoshim nuk kemi më punë fare, e ka inteligjenca artificiale, shkoni gjejeni ku është dhe bjerini për grabitje fondesh (qesh).

Zot do t’i dalim, por na mbytën. Ne duhet të jemi të guximshëm dhe sikur modeli të bëjë 85-90% të punës, tek pjesa vendimmarrëse në fund është njeriu, por të gjithë këtë pjesën e volumit të madh të marrjes së futjes së vaporave në port dhe shkarkimit të kontejnerëve, hapjes vendosjes në tavolinë dhe shqyrtimit paraprak, sikur ta bëjë këtë AI dhe të heqim këtë barrë nga mijëra njerëz që futën në Komisione Prokurimi, bëjnë vlerësime etj., do të jetë standard tjetër", tha Rama.

Gjithashtu ai ka folu dhe për akuzat e opozitës për korrupsion. Rama ironizoi duke thënë “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë”.

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër, Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll