Politike

"Analfabetë funksionalë, aq me nxitim e kishin!" Kryemadhi: Drejtësia e re ka përdorur një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Kryemadhi shkruan se drejtësia e re me ligjet e vjetra dhe shton se organet e drejtësisë "e kishin me nxitim" çështjen ndaj saj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sa përdorën një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

26 Tetor 2024, 12:55 Nga M.B
"Analfabetë funksionalë, aq me nxitim e kishin!" Kryemadhi:
Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar dy dokumete. Kryemadhi shkruan se drejtësia e re me ligjet e vjetra dhe shton se organet e drejtësisë "e kishin me nxitim" çështjen ndaj saj dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sa përdorën një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Ajo thotë se ua lë në dorë qytetarëve ta gjykojnë rastin. Deputetja shton se anëtarët e kësaj drejtësie i paguajmë 5-6 mijë euro/muaj të gjithë së bashku.

POSTIMI I MONIKA KRYEMADHIT:

Drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.

Kjo është drejtësia që duam?

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e "Casa Italia" kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë.

Arrestimi i Metës u bë për akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë", për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" dhe për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.

 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll