Politike

"Ky proces më ka dhënë krah!" Hapja e grup-kapitullit të parë, Rama: Vuaja stresin, thoja ‘tani u hapën, do fillojë diagnoza'

Gjithashtu Rama tha se ky proces i ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës.

26 Tetor 2024, 09:36 Nga M.B
"Ky proces më ka dhënë krah!" Hapja e grup-kapitullit
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e radhës së podcastit të tij"Flasim" për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave. Rama tha se kjo që ndodhi ishte krenari për të. Ai shtoi se para se të hapej grup-kapitulli i parë mendonte ‘do na zbërthejnë nga brinjët', dhe se si do ta përballojmë.

Gjithashtu Rama tha se ky proces i ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës.

“Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie pikërisht pika ku unë vuaja stresin që do të ishte një pikë e ulët energjie sepse thosha ‘tani u hapën, do fillojë diagnoza, ekografia, mamografia, i gjithë ai i kompleks analizash i gjithë trupi të vendit përpara se të fillojë negociata e drejtpërdrejt që nisi javën e shkuar dhe qe ata do të na zbërthejnë brinjët, si do ta përballojmë ne dhe a e kemi administratën për ta përballuar. Ky proces më ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës, 2030 si afati final”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll