Politike

Rinisja e turit në diasporë, Rama sot New York, takim me shqiptarët e Amerikës

Në këtë takim ku pritet të këtë një fjalim edhe drejtuesi politik i Diasporës, Taulant Balla.

26 Tetor 2024, 08:50 Nga M.B
Rinisja e turit në diasporë, Rama sot New York, takim me
Edi Rama

SHBA-  Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Amerikë duke rinisur turin “Krenar për Shqipërinë”. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 me orën lokale. Në këtë takim ku pritet të këtë një fjalim edhe drejtuesi politik i Diasporës, Taulant Balla.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik.

Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

edi rama ne shba

Sondazh

Poll