Politike

FOTO/ Vangjel Tavo merr pjesë në takimin e Ramës në New York

Kjo pasi në të kanë për të marrë pjesë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste apo kryebashkiak të vendosur nga Rama.

26 Tetor 2024, 16:46 Nga I.A
FOTO/ Vangjel Tavo merr pjesë në takimin e Ramës në New York
Vangjel Tavo


SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në SHBA, duket se nuk është shumë ndryshe nga takimet e tjera. Kjo pasi në të kanë për të marrë pjesë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste apo kryebashkiak të vendosur nga Rama.

Në foton e mëposhtme shihet dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Vangjel Tavo në SHBA. Tavo ndodhet në Neë York dhe është fotografuar disa orë para takimit të paralajmëruar të Ramës me shqiptarët në SHBA. 

FOTO/ Vangjel Tavo merr pjesë në takimin e Ramës në New York
Vangjel Tavo

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

vangjel tavo

Sondazh

Poll