Politike

Takimi i nesërm në SHBA/ Shqiptaro-amerikani Tetaj: Diaspora dëshiron ndryshim, kërkon largimin e Ramës! Shqipëri të ketë demokraci

Tetaj shkruan se takimi elektoral me taksa publike i kryeministrit do të jetë në dyshim nëse do ndodhë sipas reklamave të Ramës.

25 Tetor 2024, 22:38 Nga M.B
Takimi i nesërm në SHBA/ Shqiptaro-amerikani Tetaj: Diaspora
Ludovik Tetaj

SHBA- Shqiptaro-amerikani Lodovik Tetaj shpreh me anë të një postimi në rrjetet sociale, se kryeministri Edi Rama ka shkaktuar reagim radikal te shqiptarët e Amerikës. Tetaj shkruan se takimi elektoral me taksa publike i kryeministrit do të jetë në dyshim nëse do ndodhë sipas reklamave të Ramës.

Ai shton se diaspora në USA këtë herë do ta presë ndryshe kryeqeveritarin e korruptuar. Tetaj thotë se diaspora kërkon ndryshim, kërkon largimin e Ramës. Sipas tij ata do tu tregojnë autoriteteve amerikane se çfarë duan.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama ka shkaktuar reagim radikal te shqiptarët e Amerikës. Diaspora në USA këtë herë do ta presë ndryshe kryeqeveritarin e korruptuar. Takimi elektoral me taksa publike i KM do të jetë në dyshim nëse do ndodhë sipas reklamave të Edi Ramës.

Janë qindra e mijëra shqiptarë nga e gjithë SHBA që po udhëtojnë drejt Nju Yorkut. Ata po grumbullohen në një takim proteste kundër kryeministrit shqiptar. Teksasi ka dërgatën e vet në këtë mision. Ne jemi patriotë dhe nuk do lëmë një njeri që ka korruptuar nëndrejtorin e FBI Charles McGonigal, të na turpërojë përsëri.

Diaspora kërkon ndryshim. Kërkon largimin e Ramës. Kërkon që në Shqipëri të ketë demokraci e ligji të sundojë. Shqiptarët e Amerikës do ti japin mesazhin që meriton këtij individi që i ka nxirë faqen Shqipërisë brenda e jashtë vendit. Ne nuk do të përdoremi.

Ne do u tregojmë autoriteteve amerikane se çfarë duam. Do u përcjellim mesazhin miqve tanë amerikanë që të mos mbështesin aspak këtë njeri të lidhur me bandat. Shqiptarët meritojnë më shumë. Ne kemi familjarët tanë në atdhe. Kemi pronat tona. Kemi dinjitetin tonë.

Nuk do lëmë Edi Ramën të asgjësojë Shqipërinë për oreksin e Aleks Soros.  Unë vij nga Teksasi mijëra kilometër larg. Miq të mi nga shtete të tjera më presin të takohemi aty. Nuk do ketë rilindas të na ndalë për të mirën e vendit. Atë që do bëjmë me protestë do ta bëjmë nesër edhe me votën tonë kundër antishqiptarit Rama.

Do flasim me kongresmenë e senatorë që ne kemi miq, që ne i votojmë, që e duan Shqipërinë, tu tregojmë të vërtetën, tu themi se si edhe në këtë takim Rama vjen duke vjedhur.

ludovik tetaj

Sondazh

Poll