Politike

Rama fton shqiptarët e Amerikës në takimin e nesërm, publikon ftesën e shfaqur në Times Square

Po ashtu paraditen e sotme Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se është krenar për Shqipërinë që sot sipas tij, përflitet me fjalë të mira kudo në botë.

25 Tetor 2024, 22:05 Nga M.B
Rama fton shqiptarët e Amerikës në takimin e nesërm,
Foto ilustruese

SHBA-  Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logo e eventit të takimit me shqiptarët e Amerikës dhe adresa se ku do të mbahet takimi. Po ashtu paraditen e sotme Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se është krenar për Shqipërinë që sot sipas tij, përflitet me fjalë të mira kudo në botë.

Ai shprehet më tej se ky është takimi i parë me diasporën në SHBA pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit si në takimet e tjera. Ndërkohë, fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.

Në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

edi rama

Sondazh

Poll