Aktualitet

Denoncimi për çamçakëzin që përgjum fëmijët në shkolla/ Policia: Po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit

Në njoftim thuhet se shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë kontaktuar me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit. 

25 Tetor 2024, 16:45 Nga E. D
Denoncimi për çamçakëzin që përgjum
çamçakëzi

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit në rrjete sociale për çamçakëzin që përgjumë nxënësit. Në njoftim thuhet se shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë kontaktuar me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit. 

Gjithashtu Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

policia e tiranes camcakezi

Sondazh

Poll