Aktualitet

Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, katër automjete përplasen me njëra-tjetrën

Sipas burimeve nga policia, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje. Megjithatë, pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

25 Tetor 2024, 14:15 Nga ZH.LL
Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”,
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident i shumëfishtë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit ku janë përfshirë 4 automjete.

Sipas burimeve nga policia, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje. Megjithatë, pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, plicia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit si dhge lehtësimin e trafikut.

autostrada tirane-durres aksident i shumefishte

Sondazh

Poll