Aktualitet

FOTOLAJM/ Dy aksidente në pak minuta në autostradën Tiranë-Durrës, dëme të konsiderueshme materiale dhe vonesa në qarkullim

Bëhet me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë në Sukth.

25 Tetor 2024, 15:15 Nga M.B
FOTOLAJM/ Dy aksidente në pak minuta në autostradën
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA-  Dy aksidente janë rregjistruar sot në pak minuta në autostradën Tiranë -Durrës. Bëhet me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Maminasit, ndërsa aksidenti i dytë në Sukth. Gjithashtu mësohet se në të dyja rastet ka pasur vetëm dëme materiale.

Më parë u raportua se në aksidentin e Sukthit u përfshinë katër makina, të cilat u përplasen njëra pas tjetrës. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. 

Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.

 

 

aksident në autostradën tiranë-durrës

Sondazh

Poll