Aktualitet

Ndërroi targat e makinës një tjetër mjet që kishte marrë me qira, si u zbulua nga policia një nga autorët e atentatit në Don Bosko

Policia përmes kamerave të sigurisë që kanë fiksuar mjetin dhe targat kanë arritur të bien në gjurmët e autorit. Më pas blutë kanë gjetur zotëruesin e mjetit, i cili ka deklaruar se makinën ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

25 Tetor 2024, 14:40 Nga r.ll
Ndërroi targat e makinës një tjetër mjet që kishte
dy te plagosurit

TIRANË- Pas një muaji e gjysëm policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e atentatit të ndodhur në Don Bosko më 3 shtator ku mbetën të plagosur dy persona. 

Denis Tahiri mësohet se është zbuluar nga targat e makinës që përdori ditën e ngjarjes. 23-vjeçari banues në Kamëz raportohet se i kishte hequr makinës targat dhe i kishte ndërruar me të një automjeti që kishte marrë me qira.

Policia përmes kamerave të sigurisë që kanë fiksuar mjetin dhe targat kanë arritur të bien në gjurmët e autorit. Më pas blutë kanë gjetur zotëruesin e mjetit, i cili ka deklaruar se makinën ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator të këtij viti, ku të plagosur mbetën Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks. Autorët kanë qenë më një makinë tip 'Golf 5' dhe kanë qëlluar në verandën e lokalit ku të plagosurit po pinin kafe. 

denis tahiri atentat ne don bosko

Sondazh

Poll