Aktualitet

FOTO/ Denoncimi në rrjete sociale alarmon policinë e Tiranës/ Nxënësit konsumojnë çamçakëz, më pas shfaqin gjendje të përgjumur

Mësohet se nga konsumimi i një çamçakëzi nxënësit e një shkolle në Tiranë kanë pasur gjendje përgjumje.

25 Tetor 2024, 15:13 Nga E. D
FOTO/ Denoncimi në rrjete sociale alarmon policinë e Tiranës/
fotot ilustruese

TIRANË- Një denoncim në rrjete sociale ka alarmuar policinë e Tiranës cila menjëherë ka nisur hetimet. Mësohet se nga konsumimi i një çamçakëzi nxënësit e një shkolle në Tiranë kanë pasur gjendje përgjumje.

Siç raportohet një mësuese e shkollës 9-vjeçare ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase pasi ka vënë re çamçakëzin ngjyrë jeshile të fortë që është konsumuar nga disa nxënës dhe më pas ata kanë pasur gjendje përgjumje. Gjithashtu policia po heton këtë fenomen shqetësues i cili duket se sa po është vënë re, fillimisht nga mësuesja e shkollës.

FOTO/ Denoncimi në rrjete sociale alarmon policinë e Tiranës/

policia e tiranes

Sondazh

Poll