Aktualitet

Transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën policisë dhe braktisën mjetin/ Shpallen në kërkim dy persona në Vlorë

Mësohet se në kërkim janë shpallur 32-vjeçari me iniciale Sh.H dhe 64-vjeçari me iniciale S.D. 

25 Tetor 2024, 16:13 Nga E. D
Transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën
fotot ilustruese

VLORË- Dy persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar dhe më pas braktisën mjetin me të cilin transportonin 5 emigrantë nga India kundrejt pagesës. Mësohet se në kërkim janë shpallur 32-vjeçari me iniciale Sh.H dhe 64-vjeçari me iniciale S.D. Gjithashtu materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë shpalli në kërkim shtetasit Sh. H., 32 vjeç, banues në Durrës, dhe S. D., 64 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi në Potam, Himarë, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda” me të cilin transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India. Punohet për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll