Aktualitet

Tërhoqi zvarrë nënën e tij dhe e ofendoi, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme u publikua një video tronditëse, ku i arrestuari shfaqet duke dhunuar nënën e tij. Menjëherë pas publikimit të rastit, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 48-vjeçarit.

25 Tetor 2024, 11:46 Nga ZH.LL
Tërhoqi zvarrë nënën e tij dhe e ofendoi, arrestohet
Pamje nga videoja

TIRANË- Alban Mansaku është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale "dhuna në familje". Mbrëmjen e djeshme u publikua një video tronditëse, ku i arrestuari shfaqet duke dhunuar nënën e tij. Menjëherë pas publikimit të rastit, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 48-vjeçarit.

"Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm", njoftoi sot policia.

Sipas informacioneve, Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, gjë që ka degraduar dhe më tej sjelljen e tij agresive ndaj së ëmës. Banorët e zonës dhe fqinjët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e të moshuarës, ndërsa raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur.

 

tirane arrestim alban masaku dhune ne familje

Sondazh

Poll