Aktualitet

Atentati me dy të plagosur në Don Bosko/ Zbardhet ngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator të këtij viti, ku të plagosur mbetën Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks. 

25 Tetor 2024, 11:52 Nga r.ll
Atentati me dy të plagosur në Don Bosko/ Zbardhet ngjarja,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Policia ka zbardhur atentatin me dy të plagosur në Don Bosko, ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët. Sipas njoftimit të policisë, një nga autorët e implikuar në ngjarje është shpallur në kërkim me vendim gjykate “arrest në burg.

23-vjeçari, Denis Tahiri, banues në Kamëz, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë Në vijim të njoftimit për ngjarjen e datës 03.09.2024, në një lokal afër xhamisë në Don Bosko, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit K. E. dhe R. M., ju informojmë si më poshtë: Për hetimin e kësaj ngjarjeje kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer në vijimësi të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga prokurori.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, analizimit, vlerësimit të rrethanave dhe fakteve, dhe provave shkresore, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2706, datë 22.10.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetasit D. T., 23 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuara nga nenet 79, dh/ 22/ 25, dhe 278/1 të Kodit Penal. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar.

Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator të këtij viti, ku të plagosur mbetën Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks. Autorët kanë qenë më një makinë tip 'Golf 5' dhe kanë qëlluar në verandën e lokalit ku të plagosurit po pinin kafe. 

denis tahiri kastriot elezi ronaldo metushi

Sondazh

Poll