Aktualitet

VIDEO/ Pamje tronditëse nga një fshat në Tiranë! "Çohu moj gore", djali tërheq zvarrë nënën e moshuar, përdor ofendime të rënda ndaj saj

Sipas informacioneve, Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, gjë që ka degraduar dhe më tej sjelljen e tij agresive ndaj së ëmës.

25 Tetor 2024, 10:34 Nga r.ll
VIDEO/ Pamje tronditëse nga një fshat në Tiranë!
pamje nga videoja

TIRANË- Një video tronditëse është publikuar në platformat e rrjeteve sociale, nga fshati Zajll-Dajt i Tiranës, ku një i ri dhunonte nënën e tij dhe e tërhiqte zvarrë. 

Alban Mansaku, sipas informacioneve ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Në videon e publikuar nga JOQ, ai shihet duke e tërhequr zvarrë kapur për një krahu dhe duke përdorur fjalor të rëndë e ofendime ndaj saj.

Sipas informacioneve, Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, gjë që ka degraduar dhe më tej sjelljen e tij agresive ndaj së ëmës. Banorët e zonës dhe fqinjët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e të moshuarës, ndërsa raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

alban mansaku razie mansaku

Sondazh

Poll