Sport

Seria A/ Takimi Bologna-Milan do luhet në Dall'Ara, nëse dështon opsion është Como

Në rast të kushteve atmosferike të vështira, parashikohen përmbytje, Lega Serie A ka një marrëveshje për ta zhvendosur ndeshjen në Sinigaglia.

25 Tetor 2024, 12:01 Nga DOSJA
Seria A/ Takimi Bologna-Milan do luhet në Dall'Ara, nëse

ITALI - Ndeshja ndërmjet Bolognës dhe Milanit, e planifikuar për të shtunën në orën 18:00 do të luhet, por ndoshta jo në Dall'Ara, për shkak të motit të keq.

Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, nënshkroi një urdhër të enjten, duke kërkuar që ndeshja të pezullohet.

Vendimi është marrë për shkak të parashikimit të reshjeve dhe aktiviteteve për të rikthyer situatën në rrethin Porto-Saragoza, ku ndodhet stadiumi, që mundet të jetë edhe më i prekuri nga përmbytjet e së shtunës në mbrëmje.

Por kryebashkiaku nuk ka kompetencat për të shtyrë një ndeshje dhe Lega Serie A po mendon të luajë, qoftë në Dall'Ara me dyer të mbyllura, ose në një fushë neutrale (në Como) gjithmonë pas dyerve të mbyllura (biletat shumë të pakta në shitje).

Takimi midis prefektit të Bolonjës dhe Lepores është duke u zhvilluar për të kuptuar se në cilin drejtim do të marrë ndeshja. Ndërkohë, Lega Serie A tashmë ka një marrëveshje me të gjitha autoritetet për ta zhvendosur ndeshjen në Sinigaglia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll