Sport

Kush do të ulet në pankinën saudite në vend të Mancinit? Ja tre kandidatët kryesorë

Kandidatit të parë, do të ishte një rikthim, ai i francezit Hervé Renard, që tashmë e drejtonte Arabinë Saudite para ardhjes së Mancinit

25 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA
Kush do të ulet në pankinën saudite në vend të
Ish-trajneri Hervé Renard...

ARABIA SAUDITE - Faqja arabe 'Ariyadiyah.com' bën një bilanc të negociatave që po zhvillon Federata Saudite për zëvendësimin e Roberto Mancinit, trajnerit të kombëtares, i cili të enjten e ka ndërprerë kontratën me pëlqim të dyanshëm.

Për sa i përket kandidatit të parë, do të ishte një rikthim, i atij Hervé Renard që tashmë e drejtonte Arabinë Saudite para ardhjes së Mancinit dhe që në vitin e fundit drejtoi kombëtaren franceze të femrave.

Trajneri i dytë është produkt i federatës saudite: ai është Saleh Al-Mohammadi, ish-trajneri i ekipeve U-23 dhe U-20 vjeç të Arabisë Saudite.

Më në fund, braziliani Tite është në pamje: ish-trajneri i Selecaos, i lindur në '61 është i freskët nga aventura e tij te Flamengo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll