Sport

Largohet Roberto Mancini, tekniku italian nuk është më trajner i Arabisë Saudite...

Të enjten, palët arritën sot një marrëveshje, e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale

25 Tetor 2024, 03:09 Nga DOSJA
Largohet Roberto Mancini, tekniku italian nuk është më trajner i

ARABIA SAUDITE - Ajo që përflitej prej kohësh ndodhi... Roberto Mancini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite.

“Bordi drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri italian i kombëtares Roberto Mancini arritën të enjten një marrëveshje të përbashkët, e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në katër ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimin në Botëror, Arabia Saudite ka shënuar dy barazime, një humbje dhe vetëm një fitore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll