Sport

Matthaus sulmon Neuerin: “Ai nuk është shtylla e Bayernit, ishte në të kaluarën”...

“Neuer nuk është Neuer tani. Shpresoj që ai të gjejë sërish lojën dhe besimin e tij të vjetër”.

25 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Matthaus sulmon Neuerin: “Ai nuk është shtylla e Bayernit, ishte

GJERMANI - Humbja e Bayern Munichut bëri aq shumë zhurmë sa u përhap në të gjithë Evropën.

Jo aq për shkak se Barcelona ishte një kundërshtar i përballueshëm në letër, por për shkak të mënyrës se si dolën gjërat për Kompany dhe djemtë e tij, pas një periudhe të fundit gri, që ka arritur vetëm një fitore në 5 ndeshjet e luajtura midis kampionatit dhe Champions League.

Përveç mediave gjermane, megjithatë, edhe Lothar Matthaus, legjenda e Bayernit dhe kombëtares gjermane, ka dashur t'i drejtojë gishtin dikujt për humbjen 4-1, që pësoi të mërkurën skuadra bavareze.

Domethënë, për portierin dhe simbolin Manuel Neuer: “Nuk dua ta lëndoj Manuelin, por për momentin ai nuk është më shtylla e skuadrës siç ishte në të kaluarën. Neuer nuk është Neuer tani. Shpresoj që ai të gjejë sërish lojën dhe besimin e tij të vjetër.

Në të kaluarën, nga tre goditje në portë, ai priste një ose dy. Në Barcelonë ai do të kishte shpëtuar një, ose dy nga katër golat e pësuar. Goli i dytë i Barcelonës është një shembull i mirë: Manuel hezitoi, më pas vendosi të dilte dhe nuk mundi të bënte asgjë, për të parandaluar golin,”- theksoi analisti i Sky Sports DE.

Ndërkohë mbrëmë anëtari i bordit të drejtorëve për sportin, Max Eberl, bubulloi kundër gazetarëve kur u pyet për brishtësinë e supozuar, të zbuluar në periudhën e fundit nga Bayern: "Merr licencën e trajnerit, dhe hajde që ta bësh më mirë! Është është kaq e lehtë për të fajësuar mbrojtjen, kur pësojmë një gol”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll