Sport

Çmenduri… Steven Gerrard ndryshon kohën e stërvitjes, për të parë Liverpool-in

Trajneri anglez pranon se lojtarët nuk janë gjithmonë të kënaqur nga kjo gjë...

24 Tetor 2024, 19:26 Nga DOSJA
Çmenduri… Steven Gerrard ndryshon kohën e stërvitjes,

ARABIA SAUDITE - Steven Gerrard, 44 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme në të gjithë historinë e Liverpool-it.

Dhe kjo dashuri për klubin nga Anfield nuk kalon me kalimin e kohës, siç e dëshmojnë edhe deklaratat më të fundit të trajnerit, në mikrofonat e ‘The Redmen TV’, ku ai me qetësi shpjegoi se ndryshon oraret e stërvitjeve të Al Ittifaq... për të pare ndeshjet e Reds.

"John Achterberg, trajneri im i portierëve dhe unë kemi më shumë se një sy te Liverpool. Ne i përpunojmë të gjitha oraret rreth Liverpool-it. Tani lojtarët zemërohen me mua, sepse ne stërvitemi në 9 dhe 10 natën, për shkak të dy orëve diferencë me Anglinë”, zbuloi ai.

Gerrard është në krye të Al Ittifaq që nga korriku i vitit 2023. Për momentin skuadra ndodhet në vendin e 10-të të tabelës, me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll