Sport

“Topi i Artë” 2024, ceremonia Gala e eventit botëror, do të zhvillojet të hënën në Paris…

Ceremonia për çmimin e 68-të të “Topit të Artë” në histori zhvillohet këtë të hënë në Théâtre du Châtelet në Paris. Ja të gjitha informacionet lidhur me ngjarjen.

24 Tetor 2024, 15:47 Nga DOSJA
“Topi i Artë” 2024, ceremonia Gala e eventit botëror, do

FRANCE - Lionel Messi dhe Aitana Bonmati, fituesit e “Topit të Artë” në vitin 2023, do të njohin pasardhësit e tyre këtë të hënë.

Në Théâtre du Châtelet, në Paris, do të shpërblehet lojtari më i mirë i sezonit 2023-2024, në fund të një mbrëmjeje, ku do të shpërblehet edhe ‘Trofeu Kopa’ (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), ‘Trofeu Yachine’ (portieri më i mirë), ‘Çmimi Socrates’ (për një lojtar të përfshirë në projekte sociale dhe bamirësie), ‘Trofeu Gerd Müller’ (shënuesi më i mirë i sezonit), më pas trofetë për trajnerin më të mirë dhe klubin më të mirë të vitit.

Didier Drogba dhe Sandy Heribert do të jenë prezantuesit e eventit. Personalitetet e ftuar në këtë event do të shfaqen në tapetin e kuq në orën 19:15, më pas ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 20:45, me ndarjen e çmimeve të ndryshëm dhe “Topin e Artë” 2024, eventi do të mbyllet rreth orës 22:45...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll