Sport

450 tifozë ‘heroikë’ holandezë fluturojnë drejt Baku-së për ndeshjen ndaj Qarabag: Ajax stërvitet me dyer të hapura për ta…

“Të marrësh 3 ditë pushim nga puna, të largohesh nga familja dhe të shpenzosh shumë para për të qenë këtu, është një gjest i madh dhe një përpjekje e madhe, që fansat tanë po bëjnë për ne”

24 Tetor 2024, 15:27 Nga DOSJA

450 tifozë ‘heroikë’ holandezë fluturojnë drejt

HOLANDE - Një gjest shumë i hapur nga Ajax për 450 tifozët, që fluturuan për në Baku të Azerbajxhanit për të mbështetur ekipin e tyre.

Trajneri Francesco Farioli në fakt ka vendosur t’i shpërblejë tifozët holandezë duke hapur dyert për ta seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së Europa League ndaj Qarabağ.

“Ne donim t'u kthenim diçka atyre. Kjo është arsyeja pse vendosëm në minutën e fundit të hapim seancën stërvitore për ta.

Të marrësh 3 ditë pushim nga puna, të largohesh nga familja dhe të shpenzosh shumë para për të qenë këtu, është një gjest i madh dhe një përpjekje e madhe, që fansat tanë po bëjnë për ne.

Sot ishte bukur, do të takojmë disa prej tyre dhe do të shkëmbejmë disa fjalë me ta pas seancës stërvitore”.

450 tifozë ‘heroikë’ holandezë fluturojnë drejt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll