Sport

Makinë e dyshimtë… evakuohet aeroporti i Birminghamit, vonohen tifozët e Bolonjës

Pezullohen të gjitha fluturimet: “Masë paraprake për sigurinë”

24 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Makinë e dyshimtë… evakuohet aeroporti i Birminghamit, vonohen

ANGLI - Aeroporti i Birminghamit u evakuua për disa orë dhe të gjitha fluturimet u pezulluan për shkak të një automjeti të dyshimtë, duke ngadalësuar kthimin në Itali të tifozëve të Bolonjës.

Ata ishin në stadium mbrëmjen e së martës për të ndjekur ndeshjen e Champions League kundër Aston Villa. “Kjo është një masë paraprake për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe stafit”, tha një zëdhënës i policisë.

Brigada e Zjarrfikësve të West Midlands tha se ishte vënë në dijeni për incidentin pak pas mesditës dhe se dy oficerë ishin "aktualisht në vendngjarje, duke punuar ngushtë me policinë, ambulancën dhe stafin e aeroportit". Pas një hetimi policor, operacionet u kthyen në normalitet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll