Sport

Pas 21 ditësh, Mauro Camoranesi largohet nga pankina e skuadrës qipriote!...

Ish-kampioni italian i botës, Mauro Camoranesi, po ndjek një karrierë mjaft atipike në stol, si qëndrimi i tij shumë i shkurtër në Qipro.

24 Tetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Pas 21 ditësh, Mauro Camoranesi largohet nga pankina e skuadrës

QIPRO - I emëruar më 1 tetor në pankinën e Karmiotisas (D1, Qipro), Mauro Camoranesi la postin e tij të mërkurën, pas vetëm 21 ditësh, për t'u rikthyer në Itali.

Një ‘fytyrë’ e re për kampionin e botës 2006, i cili kishte qëndruar tashmë vetëm një javë në Marsejë si asistent i Igor Tudor, me emërimin e kroatit në stolin e OM në korrik 2022.

Karriera e trajnerit te Camoranesi (48 vjeç) deri më tani ka qenë mjaft atipike, me eksperienca të pasuksesshme në Meksikë, Slloveni e deri në Maltë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll