Sport

Nga numri i tifozëve, te stadiumet dhe golat: Faza e parë e Superiores në shifra...

Gjatë 9 javëve të para bien në sy një rritje e numrit të tifozëve, sidomos në stadiumin “Elbasan Arena”.

24 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Nga numri i tifozëve, te stadiumet dhe golat: Faza e parë e Superiores

TIRANE - Abissnet Superiorja ka përmbyllur fazën e parë, me Partizanin që kryeson më 16 pikë, një më shumë se Egnatia dhe Dinamo City. Gjatë 9 javëve të para bien në sy një rritje e numrit të tifozëve, sidomos në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nga të dhënat e marra, rezulton që në pjesën e parë të kampionatit në këtë stadium kanë qenë të pranishëm 27.500 tifozë, ndërsa në podium janë edhe “Air Albania” dhe “Loro Boriçi”, që kanë shifra më të ulëta, 18.450 tifozë dhe 10.500 tifozë.

Nga numri i tifozëve, te stadiumet dhe golat: Faza e parë e Superiores

Për të mbetur te numri i tifozëve të pranishëm në 9 javët e para, numri i tyre ka ardhur në rritje në pesë vitet e fundit. Në sezonin 2022/21 regjistrohet shifra më e vogël, për shkak të mbylljes së stadiumeve prej pandemisë Covid-19.

Më pas rritja ka qenë konstante, duke nisur me 50.955 në sezonin 2021/22 e për të vijuar me sezonet pasardhëse me shifrat 61.040 dhe 82.900 në sezonin e shkuar. Në sezonin aktual kjo shifër në 9 javët e para është 88337 tifozë.

Nga numri i tifozëve, te stadiumet dhe golat: Faza e parë e Superiores

GOLAT - Në 9 javët e para të Abissnet Superiores, dy janë shënuesit më të mirë: Bekim Balaj dhe Peter Mandela Itondo, me nga 5 gola të shënuar. Ata ndiqen nga Ermir Rashica i Skënderbeut me 4 gola.

Në fazën e parë të kampionatit, 10 skuadrat e Abissnet Superiore kanë shënuar 94 gola, mesatarisht 2.08 gola për ndeshje. Kjo shifër është më e ulët në krahasim me një sezon më parë, por më e lartë se në sezonet 2022/23 dhe 2020/21.

Nga numri i tifozëve, te stadiumet dhe golat: Faza e parë e Superiores

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll