Sport

ZYRTARE/ Riemer trajneri i ri i Danimarkës: kontratë deri në Kupën e Botës 2026!

Ai ka punuar si ndihmës trajner te FC Copenhagen, Brentford në Premier League, dhe së fundmi te Anderlecht

24 Tetor 2024, 14:53 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Riemer trajneri i ri i Danimarkës: kontratë deri në

DANIMARKE - Tre muaj pas largimit të Kasper Hjulmand, Danimarka shpalli zyrtarisht trajnerin e ri. Federata Daneze (DBU) ka zgjedhur Brian Riemer, duke e konsideruar atë si njeriun e duhur për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

"46-vjeçari Brian Riemer është emëruar si trajneri i ri i Danimarkës, me një kontratë deri në Kupën e Botës 2026. Ai ka punuar si ndihmës trajner te FC Copenhagen dhe Brentford në Premier League, dhe së fundmi, ka rikthyer Anderlechtin në majat e futbollit belg si trajner,”- thuhet në njoftimin e Federatës Daneze të Futbollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Herrelandsholdet (@herrelandsholdet)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll