Champions League/ Renditja pas ndeshjeve të treta të fazës së parë…
ZVICER - Që nga fillimi i sezonit, Champions League ka marrë një kthesë me një fazë lige, e cila zëvendësoi fazën...
Trajneri i Bayernit pranon se Barça ishte superiore, por i vjen keq që nuk ditën si të reagonin ndaj golit të dytë.

SPANJE - Vincent Kompany nuk ka dashur të justifikohet për humbjen e Bayernit dje ndaj Barçës në Montjuïc. Trajneri belg, i cili erdhi në pankinën bavareze verën e kaluar për të zëvendësuar Tuchel, e pranon për humbjen dhe nuk donte të thoshte 'por': “Pse humbëm? Nuk ka justifikime për humbjen e sotme. Dua të përgëzoj FC Barcelona për këtë fitore”.
Ai pranoi se Barça i kaloi dhe se do të duhet të qëndrojë së bashku me skuadrën për të ndryshuar situatën në Champions League, pasi aktualisht janë në vendin e 23-të pas një fitoreje të vetme kundër Dynamo Kyev (9-2) dhe humbjes nga Aston Villa (1-0): “Kemi humbur, ishte një humbje e qartë. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe do të mësojmë nga kjo humbje”.
FC Barcelona nuk mund ta kishte filluar më mire ndeshjen, me një gol të Raphinhas vetëm disa sekonda, pasi Slavko Vinçiç i fryu bilbilit për startin e lojës, por që nga ai moment Bayern ishte më i mirë, siç shprehet vetë ish-lojtari i Cityt apo Anderlech:
“Goli i parë ishte shumë i hidhur. Për gjysmë ore të pjesës së parë pata ndjenjën se mund të fitonim dhe më pas loja ndryshoi me golin e dytë dhe të tretë. Analiza e saktë e kësaj ndeshjeje do të vijë me qetësi në mënyrë që ne të mësojmë prej saj”.
Pasi humbi katër ndeshjet e tij si futbollist kundër Barçës, ai nuk donte të bënte krahasime mes Barçës me të cilën përballej dhe skuadrës aktuale të Flick: "Këto janë kohë të ndryshme dhe Barça gjithmonë ka futbollistë të mëdhenj, nuk mund të krahasohesh".
Me rezultatin 3-1, ai futi në lojë Coman, Goretzka, Musiala dhe Sané dhe përfundoi duke argumentuar se duhej të kthente rezultatin: “4 zëvendësime sot? Kemi aktivizuar shumë lojtarë sepse kishim nevojë për ajër të pastër.
Katër zëvendësime nuk janë të pazakonta kur jeni në disavantazh. Diferenca ishte e madhe në atë kohë, kështu që ne donim energji të re. Ne donim t'i jepnim një dinamikë të ndryshme lojës. Nuk ka justifikime”
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Që nga fillimi i sezonit, Champions League ka marrë një kthesë me një fazë lige, e cila zëvendësoi fazën...
TURQI - Përveç Champions League, këtë të mërkurë të futbollit europian, ka pasur hapësirë edhe për ...
SPANJE - Një mbrëmje e veçantë që përjetoi Raphinha. Para ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munichut, ish-l...
ANGLI - Një natë speciale për Manchester Cityn në Champions League. Jo aq për golat e shënuar ndaj Spartës s...
ANGLI - Gjithçka ishte e lehtë për Manchester Cityn, i cili mundi 5-0 Spartën e Pragës në Etihad. “Qytetarët”...
GJERMANI - Bayer Leverkuseni ndalet në barazim 1-1 në fushën e Brestit, në raundin e tretë të Champions League. Kampionët e G...
FRANCE - Edon Zhegrova udhëheq Lillen drejt një fitoreje të madhe dhe me përmbysje përballë Atleticos së Madridit (1-3). Atle...
SPANJE - Barcelona thyen më në fund Bayernin e Munihut që katër vite më e parë e kishte turpëruar me atë fitore të ...
SPANJE - Që kur Endrick hyri në fushë në minutën e 57-të të duelit mes Real Madridit dhe Lille ...
Agim Ademi, TIRANË- Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se marrëdhëniet jen&eum...