Politike

“Shqipëria e fundit në Europë për sistemin e drejtësisë”/ Blushi: Meta e çmontoi në gjyq Dumanin

Blushi theksoi se Meta e çmontoi në gjyq Dumanin, duke e detyruar të dalë jashtë sallës. Më tej, Blushi bëri thirrje që qytetarët të rezistojnë përballë mafies shtetërore.

24 Tetor 2024, 14:22 Nga ZH.LL
“Shqipëria e fundit në Europë për sistemin e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është e fundit në Ballkan e në Europë për sistemin e drejtësisë duke shtuar se drejtësia është vendosur në shërbim të Edi Ramës.

Blushi theksoi se Meta e çmontoi në gjyq Dumanin, duke e detyruar të dalë jashtë sallës. Më tej, Blushi bëri thirrje që qytetarët të rezistojnë përballë mafies shtetërore.

Tedi Blushi: Shqipëria është e fundit në Ballkan e Europë për drejtësinë. Reforma në drejtësi është Ramareformë. Kallëzuesit e Metës janë kallëzues të rremë dhe Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale. Presidenti i vendit u rrëmbye. Mafia në Shqipëri ka shtetin e vet. Rrëmbimi terrorist i Metës, e ngjashme me grupet paramilitare të Arkanit, ishte vula përfundimtare e faktit se mafia ka drejtësinë e saj në këtë vend. Mbi presidentin e PL Ilir Meta ka akuza të stisura.

Meta e çmontoi në gjyq Dum-dumanin, duke detyruar këtë qen sulmi të braktiste sallën e gjyqit. Presidenti i Partisë së Lirisë është sot në burg politik, pasi ka mbrojtur interesin kombëtar dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, ka mbrojtjur pa kompromis kufijtë e Kosovës. Qytetarët janë sot më të kërcënuar se kurrë. Rezistenca është e vetmja rrugë përballë mafies shtetërore.

tedi blushi partia e lirise altin dumani

Sondazh

Poll