Politike

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ GJKKO shtyn seancën paraprake për në datën 25 nëntor, Gjokutaj: Do të kërkojmë pushimin e çështjes

Gjenc Gjokutaj tha se seanca u shty për shkak se është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës dhe për shkak të volumit të dosjes.

24 Tetor 2024, 13:06 Nga r.ll
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ GJKKO shtyn seancën paraprake
genc gjokutaj

TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.

Lajmin e dha avokait i kreut të PD-së, Sali Berishës, Gjenc Gjokutaj i cili tha se seanca u shty për shkak se është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës dhe për shkak të volumit të dosjes. Po ashtu ai bëri me dije se do të kërkojnë pushimin e çështjes. 

"Për shkak të volumit të dosjes seanca është shtyrë për 25 nëntor në orën 12:00. Berisha nuk ishte e nevojshme të paraqitej. Në seancat proceduriale nuk është e nevojshme paraqitja e tij. Ai është pjesë e procesit si në prezencë si në mungesë. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes.", tha Gjokutaj. 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll