Politike

Çështja "Partizani"/ Nis seanca në GJKKO, Berisha dhe të pandehurit e tjerë nuk paraqiten, përfaqësohen nga avokatët

Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit.

24 Tetor 2024, 12:28 Nga r.ll
Çështja "Partizani"/ Nis seanca në GJKKO, Berisha dhe
sali berisha

TIRANË- Ka nisur seanca paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse çështja e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" do të kalojë për gjykim. 

Mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, nuk janë paraqitur në seancë. Ata kanë zgjedhur të përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës. 

Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit. Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse çështja do të kalojë për gjykim.  Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim. 

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll