24 Tetor 2024, 13:42
Nga N.F
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe Tarquinio
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetin Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.
Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar. Në një postim në "Facebook" kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ai më tej shtoi se Kryetarin Tarquinio e informuan për qëndrimin e tyre për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.
Më poshtë reagimi i plotë:
Vizita në Parlamentin Europian ishte një mundësi edhe për t'u njohur dhe për t'i uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.
Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Kryetarin Tarquinio e informuam paraprakisht edhe për qëndrimin tonë për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.
Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t'i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar.

grupi parlamentar i partisë demokratike
Politike
24 Tetor 2024, 13:21
ZH.LL
dumani, berisha, meta
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me hetimet ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. ...
Politike
24 Tetor 2024, 13:17
r.ll
plarent ndreca
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca i cili ë...
Politike
24 Tetor 2024, 13:06
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake, ku do të vendoset nëse &ccedi...
Politike
24 Tetor 2024, 12:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ka nisur seanca paraprake në GJKKO ku do të vendoset nëse çështja e privatizimit të ish-kompleksi...
Politike
24 Tetor 2024, 12:10
r.ll
sokol mëngjesi
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi i është rikthyer punës ditën e sotme pas dhunës barbare që p&eu...
Politike
24 Tetor 2024, 11:49
ZH.LL
Grupi i PD në Strasburg
STRASBURG- Në ditën e tretë të takimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me eur...
Politike
24 Tetor 2024, 10:41
r.ll
deputetet e pd
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon me vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.
Deputetët Gazment ...
Politike
24 Tetor 2024, 09:48
r.ll
ursula von der leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se takimi mes...
Politike
24 Tetor 2024, 08:30
r.ll
von der leyen, rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga takimi i zhvilluar me presidenten e Komisionit ...
Politike
24 Tetor 2024, 08:00
r.ll
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të, Ilir Met&eu...