Politike

Gjokutaj takim me Metën në burgun "313": Po përgatitet ankimim për në Gjykatën e Apelit të Posacëm

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua para tre ditësh me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë.

24 Tetor 2024, 13:43 Nga r.ll
Gjokutaj takim me Metën në burgun "313": Po përgatitet
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka shkuar sot në burgun 313 për të takuar kreun e PL-së Ilir Meta, i cili është transferuar aty që prej ditës së djeshme. Gjokutaj ka deklaruar se po përgatit ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm, të cilin pritet ta dorëzojë sot ose të premten.

Ditën e djeshme u zhvillua edhe seanca maratonë ku kreut të PL-së iu konfirmua masa e sigurisë "arrest në burg", deputetes Monika Kryemadhi iu konfirmua masa "detyrim paraqitje", Piro Xhixhos "arrest në shtëpi" dhe Ema Çokut po ashtu "detyrim paraqitje". Në pjesën e parë të seancës së djeshme ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua para tre ditësh me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

 

 

genc gjokutaj ilir meta

Sondazh

Poll