Turi në Ballkan/ Sot zhvilloi takimin në Presidencë, përfundon vizita zyrtare e Von der Leyen në Tiranë
ursula von der leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se takimi mes...
Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë takuar sot eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon me vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.
Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë takuar sot eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).
Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Postimin, Bardhi e ka shoqëruar edhe me pamje nga takimi.
POSTIMI I PLOTË:
Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t'i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.
Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.
Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

ursula von der leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se takimi mes...
von der leyen, rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga takimi i zhvilluar me presidenten e Komisionit ...
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të, Ilir Met&eu...
Berisha TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali...
Giorgia Meloni ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë një intervistë në ceremoninë e 80-vjetor...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Në procedimin e SPAK, është bashkuar edhe padia e avokatit Idajet Beqiri për shërbime...
ilir meta TIRANË- Në inspektimin e realizuar, subjekti nuk ka deklaruar aktivitet për 3 vite, duke i dorëzuar AKEP vetëm evidenca...
Ilir Meta TIRANA- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkomb&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avi...
fotot ilustruese TIRANË- Nga veprimet hetimore, SPAK thotë se marrëveshja ishte në interesin direkt të Metës. Ai dyshohet se ...