Aktualitet

Asgjësohen 120 kg kanabis në Vaun e Dejës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Bëhet e ditur se një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje.

24 Tetor 2024, 13:54 Nga ZH.LL
Asgjësohen 120 kg kanabis në Vaun e Dejës, vijon puna për
Droga e sekuestruar nga policia

VAU I DEJËS- Janë asgjësuar 120 kg kanabis në proces tharjeje në Vaun e Dejës. Policia ka njoftuar se lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Shpati i malit” në fshatin Karmë.

Bëhet e ditur se një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje. Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në territor dhe në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Karmë dhe asgjësohen rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabisi në proces tharjeje).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prodhimit të narkotikëve, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabis në proces tharjeje).

Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vau i dejes sekuestrohet kanabis

Sondazh

Poll