Aktualitet

Shpërndante në rrjete sociale video pornografike me të mitur, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Po ashtu vijojnë me hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

24 Tetor 2024, 12:03 Nga r.ll
Shpërndante në rrjete sociale video pornografike me të mitur,
policia e tiranes

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndate video pornografike me të mitur në "Instagram" dhe "WhatsApp". Ai akuzohet për veprën penale "Pornografia me të mitur". Agjentët e hetimit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale telefonin me të cilin është kryer kjo veprimtari dhe kanë arritur që të zbardhin aktivitetin pornografik ku ishte përfshirë i arrestuari.

Mësohet se në celularin e 28-vjeçarit janë gjetur video pornografike me të mitur. Konkretisht janë gjetur video ku kryejnë marrëdhënie seksuale dy të mitur djalë dhe vajzë të moshës 9 ose 10 vjeçare. Ndërsa në një video tjetër duket një i mitur dhe një maxhorene duke kryer marrëdhënie. 

I arrestuari dyshohet se i ka filmuar këto skena dhe më pas i kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive, në funksion të hetimeve të një procedimi penal, i cili ndiqej me metoda speciale të hetimit, pas analizës të interceptimeve të impulseve dhe qelizave elektronike, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Pornografia me të mitur", parashikuar nga neni 117/2/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale "Instagram" dhe "WhatsApp", dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.

Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll