Aktualitet

Vodhën 1.5 milionë lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës, arrestohen dy autorët e dyshuar

Mësohet se 21-vjeçari me inicialet R. S dhe 36-vjeçari A. P. kanë vjedhur para tre ditësh 1.5 milionë lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.

24 Tetor 2024, 11:13 Nga N.F
Vodhën 1.5 milionë lekë në kasafortën e një
Vjedhja

TIRANË- Ditën e sotme janë identifikuar dhe arrestuar dy aotirët e dyshuar të vjedhjes së një marketi në Tiranë. Mësohet se 21-vjeçari me inicialet R. S dhe 36-vjeçari A. P. kanë vjedhur para tre ditësh 1.5 milionë lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.

Nga ky operacion janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve. 21-vjeçari akuzohet për veprat "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa 36-vjeçari akuzohet "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim".

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar "Kasaforta".

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume parash në kasafortën e një marketi, në Rrugën e Dibrës. Identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që u gjet në banesën e njërit prej tyre. Sekuestrohen edhe një pjesë e parave të dyshuara të vjedhura dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të depozituar nga një shtetas, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë parash në kasafortën e biznesit të tij, në Rrugën e Dibrës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat, gjatë operacionit policor të koduar "Kasaforta", u identifikuan dhe arrestuan dy autorët e dyshuar, shtetasit: - R. S., 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 134/3-25 dhe 278/1 të Kodit Penal;

- A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më datë 21.10.2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vjedhje ne tirane arrestim

Sondazh

Poll