Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Duka jep dëshminë në GJKKO: Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, atëherë mora vesh për...

Ai ka deklaruar se ishte njohur 15 vite më parë me Malkon dhe ka mohuar pronësinë mbi makinën e dyshuar.

24 Tetor 2024, 13:56 Nga r.ll
Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Duka jep dëshminë në GJKKO:
malko, duka

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për Leonardo Dukën, i cili po jep para prokurorit Behar Dibra, dëshminë e tij për ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019, vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Duka ka thënë se ditën e ngjarjes është shoqëruar nga policia, dhe aty ka qenë momenti që sipas tij ka marrë vesh çfarë ka ndodhur. Ai ka treguar se e njihte Malkon para shumë vitesh sepse tha se kanë pasur shoqëri të përbashkët me njëri-tjetrin. 

“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën. Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici. Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu”, ka thënë Duka sipas raportimeve. 

Ai ka deklaruar se ishte njohur 15 vite më parë me Malkon dhe ka mohuar pronësinë mbi makinën e dyshuar.

“15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë. Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me e njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta. Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri-tjetrin. Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me Audi-n, nuk e di për makina të tjera. Volkswagen nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty, unë kam pasur makinën time”, tha ai.

leonard duka santiago malko

Sondazh

Poll