Aktualitet

Aksident në Korçë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Në aksident është përfshirë një mjeti tip “Peugeot”, i cili ka përplasur një këmbësor. Përshkak të përplasjes 50-vjeçari ka humbur jetën.

24 Tetor 2024, 11:37 Nga N.F
Aksident në Korçë, automjeti përplas për vdekje
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë,

Në aksident është përfshirë një mjeti tip “Peugeot”, i cili ka përplasur një këmbësor. Përshkak të përplasjes 50-vjeçari ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

aksident ne korce kembesore

Sondazh

Poll