Politike

FOTOLAJM/ Nga pritja zyrtare te takimi në kryeministri, Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen në Tiranë

Von der Leyen mbërriti mesditën e djeshme në Tiranë, ku zhvilloi takim me kreun e qeverisë, ndërsa më vonë mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

24 Tetor 2024, 08:30 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Nga pritja zyrtare te takimi në kryeministri, Rama ndan pamjet
von der leyen, rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga takimi i zhvilluar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. 

"MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. 

Von der Leyen mbërriti mesditën e djeshme në Tiranë, ku zhvilloi takim me kreun e qeverisë, ndërsa më vonë mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Presidentja e KE ndodhet ende në kryeqytet, ku pritet të zhvillojë sot një takim me presidentin Bajram Begaj. Vizita e saj në vendin ton vjen në kuadër të një turi në vendet e rajonit të Ballkanit. 

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll